Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë
13 Mars 2023 |
12:57
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në qytetin e Lezhës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, në fshatin Ungrej, në verandën e një banese.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se banesa është në pronësi të ish-kryeplakut të fshatit Preng Gjoni.
Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Policia po ushtron kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit ose autorëve.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por pritet puna e grupit hetimor për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve