Shpërthim në akademinë e sherifëve në Los Angeles, raportohet për 3 viktima
Të paktën tre persona janë vrarë pas një “incidenti të tmerrshëm” që ndodhi në një qendër trajnimi të Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Angeles, ka deklaruar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së.
Një zëdhënës i departamentit tha se shpërthimi ndodhi në Qendrën e Trajnimit të Akademisë Biscailuz në lindje të Los Anxhelosit, rreth orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale. Shkaku i shpërthimit është ende nën hetim.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi shkroi në platformën X: “Sapo fola me @USAttyEssayli për atë që duket të jetë një incident i tmerrshëm që vrau të paktën tre persona në një qendër trajnimi për zbatimin e ligjit në Los Angeles. Agjentët tanë federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë.”
Pamjet ajrore të transmetuara nga KABC-TV tregojnë se shpërthimi ndodhi në një parking të mbushur me makina patrullimi dhe kamionë të sherifit. FBI dhe Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve janë në terren për të mbështetur hetimet.
Kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, tha se skuadra e bombave e LAPD-së gjithashtu ka reaguar në vendin e ngjarjes. Ajo shprehu solidaritet me të prekurit, duke thënë se “mendimet e të gjithë banorëve të Los Anxhelosit janë me të gjithë ata që u prekën nga ky shpërthim”.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është informuar për situatën. Zyra e tij njoftoi se Shërbimet e Emergjencave të Guvernatorit janë në kontakt me Departamentin e Sherifit dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet, duke ofruar ndihmën e plotë të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro