Shpërthim tragjik në një fabrikë mbeturinash në Itali, humbin jetën tre persona

19 Shtator 2025 | 17:20

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Marcianise, një qytet në provincën e Caserta-s, në jug të Italisë. Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në ambientet e një fabrike për përpunimin e mbetjeve, me emrin “Ecopartenope”.

Sipas mediave italiane, mes viktimave janë tre punëtorë të fabrikës, përfshirë edhe pronarin e kompanisë. Ata ndodheshin pranë një depoje në momentin kur ndodhi shpërthimi fatal.

Një person tjetër rezulton ende i zhdukur, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Shpërthimi, sipas burimeve paraprake, dyshohet të jetë shkaktuar nga një rezervuar me vaj të përdorur, i cili ka shpërthyer duke shkaktuar një valë goditjeje të fuqishme që u ndje në të gjithë zonën përreth. Dëshmitarë okularë thonë se fuqia e shpërthimit ka qenë aq e madhe, saqë trupat e punëtorëve janë hedhur disa metra në ajër.

Në vendngjarje ndodhen ekipe të shumta zjarrfikësish, ndërkohë që autoritetet po vijojnë operacionet për kërkimin e personit të zhdukur dhe hetimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer vëmendjen tek standardet e sigurisë në vendet e punës në sektorin e përpunimit të mbetjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin

Kryeministri hungarez Peter Magyar po kërkon rimbursimin e gjobës ditore prej 1 milion eurosh për emigracionin që Bashkimi Evropian i ka vendosur vendit të tij....
13:35 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026

Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026

Rreth 300 produksione të Netflix kanë përdorur mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale në një fazë të prodhimit të tyre deri më tani në vitin 2026...
13:21 | 17/07/2026