Shpërthime dhe tym mbi Rripin e Gazas, Euronews pasqyron ofensivën e Izraelit

14 Tetor 2023 | 17:24

Ekipi i Euronews Albania, ka pasqyruar të rejat më të fundit nga fronti i luftës në Izrael.

Gazetari Thimi Samarxhiu dhe operatori Olti Allmeta, të vendosur në qytetin e Ashkelon, shumë pranë Rripit të Gazas, paqyruan pamjet live të ofensivës në Gaza.

Nga pamjet e siguruara shihen qartë shtullungat e tymit mbi Rripin e Gazas, ku pak më herët sipas gazetarit Samarxhiu u dëgjuan dhe shpërthime të fuqishme.

Sulme me raketa ka pasur dhe mbi qytetin e Ashkelon, të cilat u interceptuan nga sistemi antiraketor i Izraelit “Iron Dome”.

“Jemi në Ashkelon siç mund të shihni dhe nga pamjet pas krahëve të mi ka tym në territorin e Rripit të Gazës. Pak më parë ka pasur disa shpërthime të fuqishme, ka patur shtullunga të mëdha tymi në këtë drejtim. Ka pasur dhe shpërthime dhe zjarr dhe në territore brenda Izraelit. Pak orë më parë këtu në Ashkelon ka pasur raketa të cilat janë interceptuar nga sistemi “Iron Dome” i Izraelit, ka pasur disa të tilla që kanë shpërthyer disa metra larg nesh. Por “Iron Dome” është efikas dhe ka bërë t’i mundur t’i parandalojë. Hamasi po vijon sulmet, ndërkohë që Izraeli ofensivën”, tha ai.

Gjithashtu gazetari Samarxhiu bëri me dije sulme ka pasur dhe në veri të Izraelit nga grupi i Hezbollah. Ai shtoi se brenda territorit izraelit është  kapur një celulë terroriste që po organizohej të sulmonte.

“Pak minuta më parë ëshë bllokuar një celulë terroriste e cila kishte hyrë brenda territorit të Izraelit dhe po përgatiste sulme brenda territorit të Izraelit”, tha Samarxhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026