Pamje Ekskluzive nga Euronews Albania. Raketat mbi qytetin Ashkalon në Izrael

13 Tetor 2023 | 19:24

Euronews Albania ka siguruar me video momentin kur raketat e grupit militant të Hamasit, sulmojnë qytetin e Ashkelon, në afërsi të Rripit të Gazës.

Në video dëgjohen sirenat e alarmit të luftës, ndërkohë që në qiell shihen qartë raketat e Hamasit teksa shkatërrohen nga “kupola e hekurt” e Izraelit.

Sistemi i mbrojtjes antiraketore të izraelit aktivizohet menjëherë sa raketat tentojnë të godasin objektivat në Ashkelon.

Gazetari Thimi Samarxhiu, i cili së bashku me operatorin, Olti Allmeta, ndodhen në qytetin pranë rripit të Gazas, kanë vrapuar për tek dhomat e blinduara, për arsye të sigurisë.

E gjithë skena ndodhi teksa gazetari i Euronews Albania, po raportonte livë për Euronews Romania.

“Alarmi po bie! Po bie alarmi! Duhet të largohemi. Duhet të futemi këtu (në dhomën e sigurisë). Gjithandej po dëgjohen sirenat e alarmit”, tha gazetari Samarxhiu ndërkohë që nxitonte të futej në një dhomë të sigurt. Hamasi po sulmon me raketa! Ne jemi rreth 500 metra larg prej zonës ku u hodh raketa”- dëgjohet duke thënë gazetari.

Më 7 tetor, Izraeli u përball me sulmin më të madh të kryer viteve të fundit nga militantët palestinezë të Hamasit, të cilët sulmuan këtë shtet nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u përgjigj me bombardime në Gazë, vendbanim i 2.2 milionë palestinezëve.

Për shkak të dhunës, qindra persona janë vrarë në Izrael dhe Gazë.

Kujtojmë se Izraeli parlajmëroi banorët e Gazas këtë të premte të zhvendosen nga veriu në jug, pasi në orët në vijim pritet të nis dhe ofensiva ushtarake e këmbësorisë.

Janë 1.1 milionë banorë të cilët pritet të zhvendosen, teksa përballen me mungesën e energjisë elektrike, karburantit dhe sasi të kufizuara ushqimesh.

Banorët e Gazës janë fotografuar duke bërë paketimet dhe duke u përpjekur të lëvizin drejt zonave të sigurta.

Nga ana tjetër Hamasi u ka bërë thirrje popullatës civile që t’i injorojnë thirrjet e izraelit dhe të mos zhvendosen në jug.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026