Shpërthimi në Ferizaj, 2 të plagosur nisen me avionë drejt Turqisë
Dy të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj janë nisur drejt Turqisë, pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte rënduar.
Lajmin e ka dhënë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili u shpreh se pritet që të nisen edhe dy pacientë të tjerë.
“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjerët janë në pritje të nisjes. E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Ndërkohë ai tha se pacientët e tjerë po marrin trajtimin nga institucionet shëndetësore në Kosovë.
“Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, shkruan Zemaj.
Shpërthimi ndodhi pasditen e së martës në një lokal në Ferizaj.
Në total u lënduan 44 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Autoritetet vendase kanë nisur hetime për këtë shpërthim.
Lexoni gjithashtu:
Shpërthimi në Ferizaj, 6 pacientë me djegie të thella, një 20-vjeçare në gjendje të rëndë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet