Shporta e ‘Santa Claus’ në Greqi, ulje çmimesh për lodrat për fëmijë

22 Dhjetor 2022 | 13:23

Konsumatorët grekë janë përballur me një valë të paprecedentë të rritjes së çmimeve. Për t’i ndihmuar ata të përballojnë nevojat e shtuara të sezonit festiv, Ministria e Zhvillimit – në bashkëpunim me dyqanet e lodrave – ka prezantuar të ashtuquajturën “shporta e Santa Claus”.

Masa parashikon që një numër i caktuar lodrash do të shiten me ulje çmimesh. Megjithatë, konsumatorët duket se janë skeptikë.

” Nuk kam nevojë të blej shumë lodra, kështu që diferenca në çmime – nëse zgjedh diçka nga “shporta” – do të jetë e parëndësishme. Unë do t’i zgjedh  vetëm nëse ka diçka që më pëlqen”, shprehet një qytetare.

Një tjetër konsumator thekson se nuk e di se çfarë përmban shporta e Santa Claus por është gati të blej diçka ndryshe.

“Këto ditë duhet të blejmë atë që kanë kërkuar fëmijët. Nuk ka rrugë tjetër. Festat i kushtohen fëmijëve dhe nuk duam t’ua prishim atë”, tha një zonjë.

Shporta e ‘Santa Claus’ përfshin një total prej rreth 500 lodrash në 15 zinxhirët e dyqaneve që marrin pjesë në skemë.

Shporta do të jetë e vlefshme deri më 11 janar. Autoritetet shpresojnë se më shumë lodra do të përfshihen në shportë në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026