‘Rezervohet’ e gjithë Korça, dyndje në qytetin juglindor për festat e fundvitit

19 Dhjetor 2022 | 15:07

Korça është një nga destinacionet kryesore të shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit. Kjo duket edhe nga rezervimet e kryera nëpër hotele, të cilat kanë nisur para muajve, e të gjesh një dhomë të lirë sot është kthyer në mision të vështirë.

Qyteti duket se do të përjetojë përsëri një ‘boom’ turistësh për natën e Krishtlindjes dhe vitit të ri. Pothuajse të gjithë hotelet janë të rezervuar.

“Rezervimet e fundvitit kanë nisur afro dy muaj më parë, le të themi që njerëzit kanë marrë që ndërrimin e viteve dhe festat ti kalojnë në qytetin tonë. Javët e fundit ka qenë plot me telefonata por në pamundësi të hapësirave akomoduese besoj se kemi njerëz që duan vende të reja t’i sugjerojmë që të qëndrojnë në Korçë”, u shpreh Krishti Tanushi, menaxher i një hoteli.

“Festat e fundvitit kanë arritur në kapacitetin e tyre maksimal, pronetimet kanë rreth dy muaj që kanë nisur dhe tanimë janë mbyllur si për krishtlindje por edhe për vitin e ri. Kjo situatë është e njëjtë si në hotelin tonë por edhe në bujtinat e Korçës”, u shpreh Eriketa Koçollari, menaxhere hoteli,

Por çfarë i sjell turistët në Korçë?

“Ata vijnë në Korçë për qetësinë që ajo të fal plus që janë të sigurte për atë që do të gjejnë, përveç mikpritjes edhe cilësia e shërbimit, qoftë të restoranteve bareve hotelerisë”, tha ajo më tej.

Në krahasim me një vit më parë çmimet e shërbimit të hoteleri turizmit janë rritur me 10%, por duket se kjo nuk është një arsye që të ndalë turistët vendas drejt juglindjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026