Shpresë nga nëndetësja e miliarderëve të zhdukur, ‘kapen’ zhurma në zonën e kërkimit

21 Qershor 2023 | 09:47

Pak pas mesnatës me orën lokale në Newfoundland, Kanada, u shfaqën edhe shenjat e para të mundshme nga nëndetësja e zhdukur rrugës për të eksploruar rrënojat e Titanikut.

Roja Bregdetare e SHBA-së tha se një aeroplan kanadez kërkimi kishte detektuar “zhurma nënujore” në zonën e kërkimit.

Sipas raportimeve, aeroplani detektoi “tinguj përplasjeje” nënujore në intervale prej 30 minutash që vinin nga ajo zonë.

“Anija detare P8 dëgjonte tinguj përplasjesh në zonë çdo 30 minuta. Katër orë më vonë u vendos një hidrolokator shtesë dhe ende dëgjohej përplasje,” raportoi revista Rolling Stone.

CNN raportoi gjithashtu të martën mbrëma, se më shumë tingujt u kapën nga ekipi i kërkim-shpëtimit.

“U dëgjuan zhurma akustike shtesë; do të ndihmojnë në vektorimin e aseteve sipërfaqësore dhe gjithashtu duke treguar shpresën e vazhdueshme të të mbijetuarve,” thuhet në memon e dytë sipas raportit të CNN.

Një orë pas raportimeve të mediave, Roja Bregdetare e SHBA konfirmoi se avioni kanadez kërkimor kishte kapur “zhurmat nënujore”.

Kush po kërkon dhe çfarë kanë gjetur?

  • Roja Bregdetare e SHBA vazhdon të udhëheqë kërkimin kompleks mbi një sipërfaqe të oqeanit “më të madhe se shteti i Connecticut”, rreth 20,000 km katrorë.
  • Një aeroplan kanadez P-3 zbuloi “zhurmat nënujore” në zonën e kërkimit, sipas rojës bregdetare.
  • Të dhënat nga avioni P-3 janë zbulimi i parë i mundshëm në kërkimin tre-ditor, duke drejtuar kërkimet drejt një lokacioni të caktuar.
  • Ekipet e shpëtimit nga marina, forcat ajrore dhe Roja Bregdetare e Kanadasë si dhe roja ajrore e Nju Jorkut po ndihmojnë në gjetjen e nëndetëses.
  • Një anije kërkimore franceze i është bashkuar gjithashtu përpjekjeve.
  • Nëndetësja Titan mendohet të jetë afërsisht 900 milje (1,450 km) në lindje dhe 400 milje (643 km) në jug të kryeqytetit të Newfoundland, St Johns.
  • Kontakti u humb me nën një orë e 45 minuta pas zhytjes së nëndetëses, në vendin e mbytjes së Titanikut, i cili shtrihet në një thellësi prej 3,800 m.
  • Sipas vlerësimeve të mëparshme të Rojes Bregdetare të SHBA, në këtë pikë Titan ka më pak se 30 orë oksigjen të mbetur në bord.

Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?

  • Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është kryetar i firmës së avionëve “Action Aviation”;
  • Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman;
  • Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu;
  • Eksploruesi francez 73-vjeçar, Paul-Henry Nargeolet, mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026