Shqetësimi i DASH: Moska po përgatit pushtimin e Kherson
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimin për shpejtësinë me të cilën po jepet nënshtetësia ruse në rajonet ukrainase të pushtuara nga forcat ruse.
Uashingtoni e sheh këtë lëvizje si një përgatitje për aneksimin e Khersonit dhe Mariupolit.
Sipas zëdhënësit të Departamentit aqmerikan të Shtetit, Ned Price, Moska mund të përpiqet të krijojë një korridor tokësor për në Krime.
“Ne mbetemi të shqetësuar për hapat që ndërmerr Rusia në përpjekje për të institucionalizuar kontrollin mbi territorin sovran të Ukrainës, veçanërisht në rajonin Kherson të Ukrainës. Kremlini ndoshta po peshon disa qasje nga njohja e të ashtuquajturës republikë popullore, siç bëri me forcë në Donetsk dhe Luhansk për të një tentativë aneksimi, siç bëri edhe në Krime”, shprehet Ned Price.
Në rajonet e pushtuara, mbështetësit e Moskës formuan administrata pro-ruse, njoftuan kalimin e pagesave në rubla dhe organizuan shpërndarjen e kartave SIM të operatorëve rusë të telekomit.
Administrata pro-ruse e Khersonit thotë se ata presin që rajoni të bëhet pjesë e Federatës Ruse në të ardhmen e afërt.
Vendimet kryesore për këtë çështje priten, sipas medias ruse , deri më 12 qershor kur shënohet Dita e Rusisë.
Më herët autoritetet ukrainase pretenduan fazën aktive të aneksimit de facto rus të Mariupolit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar