Shqetësuese mungesa e vetëkontrollit të policëve, thotë ish-drejtuesi
Asllan Dogjani, ish-drejtues i lartë i policisë së shtetit e cilësoi një bandit efektivin Ludian Zaimi, i cili dje vrau kolegun e tij Çaush Saliasin.
Ai u shpreh se nuk kishte më besim te policia për aq kohë sa të pranishëm në radhët e saj mund të ketë të sëmurë psiqik.
“Më e tmerrshmja është se viktima largohet dhe tenton të mbyllë derën disa herë, t’i shpëtojë plumbave dhe ai përsëri e shtyn derën, pra këtu kemi të bëjmë me një kriminel gjakftohtë që vret një punonjës policie,” – tha ish-drejtuesi.
Sa i takon hetimit për këtë çështje, Dogjani tha se përgjegjësia duhet ndarë te të gjithë duke filluar që nga zanafilla se si është futur në punë Zaimi.
“Ajo që më shqetëson është që një polic, për shkak të një debati, çfarëdolloj debati të jetë, nuk kontrollon veten dhe qëllon kolegun e tij. Po në rrugë që polici përballet gjatë ditës me persona me precedent penalë, persona intelektualë, të huaj, persona me lloj-lloj gjendjesh. Nëse ky polic nuk vetëkontrollohet me kolegun, çfarë do bëjë ky polic me qytetarët,” – ngriti pyetjen Dogjani.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë