Shqipëria “0” kontroll mbi barnat/ Pecnikaj: Ne besojmë dosjet shoqëruese të barnave

8 Shkurt 2024 | 15:48

Ilaçet që përdorin shqiptarët për trajtimin e sëmundjeve, nuk iu nënshtrohen analizave përpara se të kalojnë në treg.

Eksperti i Farmaceutikës Ilir Pecnikaj, në një intervistë për Euroneës Albania thotë se qendra kombëtare e barnave nuk ka kapacitete për të kryer analiza dhe gjithcka bëjmë është t’ju besojmë dosjeve që vetë kompanitë farmaceutike dorëzojnë.

“Ne jemi të bindur që në Shqipëri nuk mund të bëjmë kontroll të barnave. Nuk i kemi kapacietet për kontroll. Kemi një institucion  I cili nga fasada është bërë i ri por nga brenda është i viteve 70. Është një institucion që nuk funksionon dhe vetë KLSH e ka deklaruar se ka bërë 0 analiza për kontrollin e barnave”-theksoi Ilir Pecnikaj, ekspert fermaceutik.

Për të shmangur futjen në treg të barnave të pasigurt, deri në vitin 2014 ligji parashikonte që në vendin tonë të lejohen barna të certifikuar dhe kontrolluara nga EMA dhe FDA, dy institucione ndërkombëtare për kontrollin e barnave, por me ndryshimin e ligji kjo barrierë iku.

“Ajo u hoq në ndryshimin e ligjit thjeshtë për të futur barna gjenerike nga Turqia, dhe vendet e Ballkanit që është Serbia dhe Maqedonia. Janë barna të regjistruara në këto vende , janë barna që për mendimin tim kanë një cilësi të dyshuar, për sa kohë ne nuk i njohim këto institucione farmakopeale dhe në Shqipëri s’kemi një institucion farmakopeal për kontrollin e tyre”-theksoi Ilir Pecnikaj, ekspert farmaceutik.

Aktualisht në Shqipëri janë të pakta barnat patentë në qarkullim. Në tregun farmaceutik mbizotërojnë barnat me origjinë nga Turqia dhe Serbia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026