Shqipëria| 5 mijë aborte në vit, 2% e tyre shkaktojnë komplikacione
Aborti, është një fenomen që ka ardhur në rënie 5 vitet e fundit. Vetëm 2% e tyre sipas mjekëve obstetër-gjinekolog, pasohen nga komplikacione, por për psikologët të gjitha abortet shoqërohen me trauma dhe probleme të shëndetit mendor.
“Abortet janë 3 kategori, vullnetar, spontan dhe mjekësor, kur embrioni ka një problem apo nëna. Në vendin tonë ka një prirje që aborti të pakësohet,” – u shpreh mjeku Maksim Gjoni.
Edhe pse arsyet që çojnë në abort janë të ndryshme, për psikologët trauma e tij lë gjurmë për gjithë jetën.
“Është përvojë e rëndësishme që lë gjurmë, pasoja në disa aspekte dhe pasoja në shëndetin mendor,” – u shpreh psikologia Entela Binjaku.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik abortet kanë pësuar rënie të vazhdueshme nga 5279 aborte në vitin 2017 në 4463 aborte në vitin 2021. Në 66% të rasteve janë grupmosha 20-34 vjeç që kryejnë ndërprerje të shtatzënisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë