“Shqipëria bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj thirrje Ramës: Dorëhiqu!
Partia “Shqipëria bëhet” zhvilluar të shtunën një protestë para Kryeministrisë ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Rama.
Mes protestuesve dhe policisë u shënuan disa herë përplasje pasi këta të fundit tentuan të heqin gjeneratorin që përdoret nga kreu i kësaj partie, Adriatik Lapaj i cili prej ditësh proteston para Kryeministrisë.
Në fjalën e tij para protestuesve Lapaj i kërkoi kryeministrit Rama të dorëhiqet, ndërsa i bëri thirrje të rinjve të bashkohen me kauzën e tyre.
“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti. Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nismë që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejt. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun! Forca”, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore