Shqipëria çel negociatat e para me BE, Albin Kurti ndan mesazhin e urimit
15 Tetor 2024 |
18:25
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shqipërinë me anë të një postimi në platformën X për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE.
“Urime Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE. Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është çelësi për arritjen e prosperitetit dhe paqes si për rajonin ashtu edhe për Evropën në tërësi”,-shkruan Kurti.
Shqipëria çeli këtë të martë në Luksemburg grup-kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Europian.
Ky grup kapitulli prek fusha thelbësore siç janë: drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama ndan foton me dosje në dorë, Shqipëria hap negociatat për grup-kapitujt me BE
- Rruga e Shqipërisë në BE, Gjepali: Lufta kundër korrupsionit, çelësi i suksesit
Lajme të Sugjeruara
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit