Rruga e Shqipërisë në BE, Gjipali: Lufta kundër korrupsionit, çelësi i suksesit

15 Tetor 2024 | 16:17

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kjo ishte thirrja e shqiptarëve në filiz të vendosjes së demokracisë pas dekadash nën diktaturën komuniste.

Pas më shumë se 30 vitesh Tirana zyrtare hipi në stacionin e fundit dhe më sfiduesin në rrugën anëtarësuese në Bashkimin Evropian. E thënë më thjesht çdo vendimmarrje ligjore dhe politike do të jetë nën vëzhgimin e rreptë të Brukselit dhe përputhshmërisë së tij me standardet e klubit evropian.

“Do të kemi një lupë zmadhuese vendosur nga Bashkimi Evropian ndaj Shqipërisë për çdolloj veprimi që ndërmerr, sepse ka reforma që duhen marrë në mënyrë të shpejtë e nuk mund të vonohen apo të bëhen viktimë e cikleve elektorale të Shqipërisë”,-tha Gledis Gjipali , drejtues, “Lëvizja Evropiane” në Shqipëri.

Dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nis me “Themelorët”.Ai është grup kapitulli nga i cili do të varet drejtpërdrejt ecja shpejt apo ngadalë e vendit tonë në familjen evropiane.

Prokurimet publike që lidhen drejtpërdrejt më një nga shqetësimet kryesore të BE-së, korrupsioni shtetëror, do të përbëjë një nga çelësat e një rrugëtimi evropian të suksesshëm ose jo të vendit tonë.

Deri në 2030-ën, si viti më i mundshëm i anëtarësimit qeveria do të jetë nën vëzhgim për të gjitha vendimmarrjet e saj ligjore. Asaj do t’i duhet të raportojë për çdo reformë të përmbushur ose jo sipas afatit të përcaktuar në kuadrin negociues.

Përpjekja e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është e hershme.

Në fillim të viteve 2000 ajo u vlerësua si një prej vendeve të mundshme për t’iu bashkuar BE-së. Një prej hapave të parë dhe më të rëndësishëm ishte miratimi i procesit të asocim-stabilizimit në samitin historik të Selanikut për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në qershorin e 2006-ës vendi ynë nënshkroi më Bashkimin Evropian, marrëveshjen e stabilizim-asocimit.

Ajo hyri në fuqi në 2009 kur qeveria e asaj kohe bëri kërkesën zyrtare për anëtarësim. Pas pesë vitesh në 2014 Shqipëria merr statusin e vendin kandidat.

Deri në 2024 çelja e negociatave anëtarësuese do të pengohej nga një sërë faktorësh politikë të brendshëm dhe të jashtëm. Mos përmbushja e reformave në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, zgjedhjeve të lira, mungesa e dialogut me opozitën apo vetoja bullgare ndaj Maqedonisë se Veriut përbërën disa prej shkaqeve që mbajtën peng për 10 vite hyrjen në fazën finale, atë të nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026