Shtohen virozat e stinës në Gjirokastër, bluzat e bardha apel për vaksinën antigrip

15 Tetor 2024 | 16:06

Në këtë mes dhjetori në Gjirokastër konstatohet një rritje e sëmundshmërisë si shkak i prekjes nga virozat e stinës. Pranë qendrave shëndetësore dhe urgjencës së spitalit “Omer Nishani” paraqiten pacientë kryesisht fëmijë dhe të moshuar, me kollë, temperatuarë dhe të vjella.

 “Si në çdo fillim të vjeshtës  dhe dimrit kemi rritje të infeksioneve  të rrugëve të sipërme respiratore por duhet thënë që  për momentin rritja është e lehtë dhe sapo ka filluar. Për momentin situata është e qetë, rastet janë të pakta nuk janë të rënda është thjesht një virozë stinore,” –tha specialisti i Shëndetit Publik, Noris Doraci.

Strukturat shëndetsore kanë nisur vaksinimi e popullsisë me vaskinën antigrip.

Janë rreth 6 mijë vaksina që kanë nisur të shpërndahen fillimisht për punonjësit e shëndetsisë për të vazhduat me të sëmurët kronikë, personat e moshuar, etj.

“Jemi pajisur nga Instituti i Shëndetit Publik me 6 mijë doza si Qark dhe kryesisht fokusi ynë  i vaksinimit është fillimisht tek stafi  shëndetësor  dhe tek të sëmurët kronikë që  ndodhen nën varësi të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Gjirokastër dhe për një javë ne kemi kryer rreth 37% të këtij tagri të  përcaktuar,” –tha Daci.

Bluzat e bardha në Gjirokastër apelojnë që popullata të marrë vaksinën antigrip çka ul sëmundshmërinë dhe parandalon raste e rënda si shkak i prekjes nga gripi stinor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026