Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik
Shqipëria dhe Greqia kanë hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin turistik me nënshkrimin e një Marrëveshjeje 5-vjeçare Bashkëpunimi midis Unionit Turistik Shqiptar (ATU) dhe Federatës së Shoqatave të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike të Greqisë (FedHATTA).
Marrëveshja ofron një kornizë për shkëmbimin e informacionit dhe ofertave, koordinimin mes institucioneve dhe profesionistëve të turizmit, organizimin e aktiviteteve promovuese dhe vizitave studimore, si dhe krijimin e partneriteteve tregtare.
Ajo synon të forcojë lidhjet mes njerëzve, si dhe ato ekonomike mes dy vendeve, duke nxitur flukset turistike dhe promovimin e destinacioneve kryesore të rajonit.
Marrëveshja u firmos nga Kryetari i ATU, Rrahman Kasa dhe Presidenti i FedHATTA, Lysandros Tsilidis, në prani të Ambasadores së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, diplomates për çështjet e Diplomacinë Ekonomike, znj. Joana Zhonga, si dhe përfaqësuesve të biznesit shqiptar të fushës së turizmit dhe të hospitalitetit në të dy vendet.
Ambasadorja Hajdaraga përshëndeti këtë hap si një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit turistik midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo vuri në dukje se marrëveshja vjen në një moment simbolik, ndërsa dy vendet shënojnë 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, një periudhë e karakterizuar nga lidhje të forta njerëzore dhe miqësi e qëndrueshme.
Shqipëria sot është një nga destinacionet më tërheqëse dhe me rritjen më të shpejtë në Evropë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare. Vetëm vitin e kaluar vendi mirëpriti mbi 12 milionë vizitorë, ndërsa Greqia u rendit e katërta ndër vendet e origjinës së turistëve.
Ajo ftoi qytetarët grekë të vizitojnë Shqipërinë dhe të përjetojnë nga afër një vend me të cilin ndajnë shumë gjëra të përbashkëta, si mikpritjen, bujarinë dhe ngrohtësinë për mikun e shtëpisë.
Në një kohë zhvillimesh të ndjeshme gjeopolitike, Shqipëria dhe Greqia po shfrytëzojnë një mundësi të re për të forcuar lidhjet turistike, duke hapur rrugë për operatorët e vizitorët dhe duke promovuar bukuritë natyrore dhe kulturore që e bëjnë rajonin një destinacion të jashtëzakonshëm.



Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë