Shqipëria dhe Kosova bojkotojnë ceremoninë e çmimit Nobel
Ambasada shqiptare në Suedi tha dje pasdite se do ta bojkotojë ceremoninë e Akademisë së Çmimit Nobel në të cilën do t’i akordohet ky çmim i lartë për letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.
Në një letër dërguar organizatorëve të Ceremonisë, ambasada shqiptare u shpreh se e ndërmerr këtë hap në shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes që z. Handke i ka dhënë politikave shoviniste të Sllobodan Millosheviçit.
Të shtunën, Kosova deklaroi se do të bojkotojë ceremoninë e ardhshme të Nobelit, ndërsa vendimin e komunikoi ministri i Jashtëm në largim Behgjet Pacolli.
“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit”, shprehet Pacolli, ndërsa konfirmon se ambasadorja Shkendije Geci-Sherifi do ta bojkotojë këtë ngjarje, pas nderimit me Çmimin Nobel “të mikut dhe mbështetësit të politikës së Millosheviçit”.
Pacolli i bëri thirrje edhe Shqipërisë të ndërmarrë të njëjtin hap.
Më 10 tetor shkrimtarët Olga Tokarczuk dhe Peter Handke u shpallën fitues të çmimit Nobel, por nderimi i austriakut Handke u prit me kritika për shkak të deklaratave të tij radikale të përkrahjes së regjimit të Millosheviçit dhe mohimit të masakrës së Srebenicës.
Bombardimin e Serbisë nga NATO ai e ka përshkruar si krim lufte, deklaratë që është kritikuar masivisht. Në sqarimin e saj zyrtar lidhur me rastin, Akademia Suedeze ka thënë se Handke është vlerësuar për vlerat e tij letrare dhe jo pikëpamjet e tij politike.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para