Shqipëria dhe Kosova fond të përbashkët në mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua edhe me Presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.
Sipas detajeve të publikuara në profilin e tij në “Facebook”, ministri Cakaj, bëri me dije se fokusi I takimit u vendos mbi qasjen e përbashkët që të dy vendet duhet të kenë përsa i përket çështjeve në rajon dhe me gjerë.
“Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete që i takojnë një kombi, duhet të jenë absolutisht një zë i vetëm, sa i përket politikës së jashtme.”- theksoi Cakaj në reagimin e tij në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar me Osmanin.
Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.
URIME MË NË FUND ?: Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit…
Posted by Gent Cakaj on E premte, 4 Dhjetor 2020
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta