“Shqipëria, ekip i rrezikshëm”- Trajneri kroat analizon shortin: Grupi më i vështirë
Shqipëria do të përballet me Italianë, Kroacinë dhe Spanjën në grupet e Euro 2024, ndërsa shorti bëri jo pak bujë. Reagimet kanë qenë të shumta, nga tekniku Sylvinho, drejtues të futbollit në Shqipëri dhe Evropë, teksa së fundmi ka qenë trajneri i kombëtares kroate, Zlatko Dalic.
57-vjecari e ka cilësuar grupin më të vështirin e mundshëm.
“Sipas mendimit tim kemi grupin më të vështirë të mundshëm. Luajmë kundër kampionëve në fuqi të Europës, kundër fituesve në fuqi të Ligës së Kombeve, ne jemi të tretët në botë, pra është grupi më i vështirë. Shqipëria, që luajti mirë në eliminatore, gjithashtu nuk është aspak kundërshtar i lehtë. Më e keqja që mund të na ndodhte”, tha ai.
Sa i përket kuqezinvje, i ka konsideruar të rrezikshëm.
“Po, po, patjetër. Ata ishin të parët në grup, luajtën mirë dhe këtë nuk e priste askush. Realizuan një detyrë të shkëlqyer. I kemi në grup. Siç e thashë, grupi është shumë i vështirë. Kemi dy emra të mëdhenj, dhe Shqipërinë që është tepër, tepër e rrezikshme”, tha ai.
Grupi B është padyshim grupi i ferrit në euro 2024, ku Shqipëria do të provojë të bëjë befasinë, edhe pse kundërshtarët janë emra të mëdhenj ne futbollin evropian e botëror.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta