Shqipëria feston 113 vjetorin e pavarasisë, 28 Nëntori festa kombëtare e Shqipërisë

28 Nëntor 2025 | 07:33

Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare. Në të gjitha qytetet e vendit, si edhe në trevat shqiptare jashtë kufijve, janë zhvilluar aktivitete për të nderuar këtë ditë simbol të identitetit dhe unitetit mbarëkombëtar.

Qendra e festimeve mbetet qyteti i Vlorës, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ceremonitë shtetërore, homazhet, parakalimet festive dhe aktivitetet kulturore kanë mbledhur qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe figura të njohura të jetës publike.

Data 28 nëntor lidhet ngushtë edhe me Ditën e Flamurit, duke sjellë në vëmendje figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Më 1443, në Krujë, heroi kombëtar ngriti flamurin e Kastriotëve, duke shënuar fillimin e qëndresës shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Ky akt u bë simboli i parë i bashkimit dhe vetëdijes kombëtare.

Plot 469 vite më vonë, në atë që historia e njeh si “Nëntori i dytë”, Ismail Qemali dhe 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën në Kuvendin e Vlorës për të shpallur Pavarësinë. Prej tyre, 40 delegatë nënshkruan Aktin historik, i cili i dha Shqipërisë statusin e një shteti të pavarur dhe sovran.

Pas shpalljes, Asambleja formoi Qeverinë e parë të Pavarur të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve organ këshillimor i njohur si Pleqësia duke vendosur themelet e shtetit modern shqiptar.

113-vjetori i Pavarësisë vjen si një ditë reflektimi dhe krenarie kombëtare, ndërsa flamuri kuqezi valëvitet sot në çdo skaj ku jetojnë shqiptarë.

Festa e Flamurit, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e kësaj të premteje një foto me pamje nga memoriali “Nëna Shqipëri”, në kuadër të urimit për festën e 28 Nëntorit. Ai ka zgjedhur ta nisë ditën me një urim të thjeshtë dhe të shkurtër, duke përkujtuar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

“MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”-shkruan Rama. 
Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare. Në të gjitha qytetet e vendit, si edhe në trevat shqiptare jashtë kufijve, janë zhvilluar aktivitete për të nderuar këtë ditë simbol të identitetit dhe unitetit mbarëkombëtar.

Kurti uron 28 Nënorin: Është data që ndërthur pazgjidhshmërisht fatin e kombit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar 28 Nëntorin si një datë të shenjtë dhe të pandashme nga historia e kombit shqiptar. Në mesazhin e tij, Kurti theksoi se kjo ditë mbetet nyja që lidh shekujt e rrugëtimit drejt lirisë.

“Nuk dihet të ketë një tjetër komb në botë që fati i tij të jetë ndërthurur kaq pazgjidhshmërisht me një datë të caktuar ashtu siç gërshetohet data 28 Nëntor me fatin e kombit tonë”, u shpreh ai, duke rikujtuar ngritjen e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 1443, që sipas tij ishte “një aksident historik”, por që u shndërrua në shenjë të përhershme të kalendarit kombëtar.

Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

Presidenti i PL-së, Ilir Meta këtë të premte ka uruar festën e Flamurit. Meta përmes një postimi në “Facebook” shkruan se patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për flamurin duhet të mbeten pishtari i përhershëm për të mbrojtur Shqipërinë.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit më përbashkues, më të shenjtë dhe më të dashur për çdo shqiptar kudo ndodhet.

Vjen urimi i parë nga SHBA, Marco Rubio mesazh për 28 Nëntori-n: NATO themeli ynë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke vlerësuar partneritetin e fortë mes Tiranës dhe Uashingtonit.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të uroj popullin e Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë”, shprehet Rubio në reagimin zyrtar.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve mbështeten në angazhimin e përbashkët për siguri dhe prosperitet.

Rubio nënvizoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si aleate në NATO dhe kontributet e saj në mbrojtjen.

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Gëzuar, moment i rëndësishëm identitar

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi për mes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me festën e 28 Nëntorit. Peleshi ka uruar ditën e Pavarësisë teksa shkruan se dokumentet themeluese të shtetit tonë janë busulla historike.

“Nga faqet që shkruan historinë, te dita që na bashkon të gjithëve! Dokumentet themeluese të shtetit shqiptar mbeten busulla jonë historike, duke na kujtuar se liria dhe shtetësia jonë nisën pikërisht nga këto faqe që i dhanë formë Shqipërisë.

 lajmi ne perditesim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026