Shqipëria fiton 4-2 në miqësore me Jordaninë në Tiranë, Armando Broja gjen rrjetën
Ka përfunduar me rezultatin 4-2 ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku kuqezinjtë u ndëshkuan në minutën e 27′ me një gol me kokë, ndërsa në minutën e 40′ shifrat u barazuan pas një autogoli të miqve.
Në pjesën e dytë, në minutën e 65′, Armando Broja shënoi pas një asistimi nga Kristjan Asllani.
Më pas, në minutën e 75′, shënoi edhe Arbër Hoxha, ndërsa në minutën e 79′ Nedim Bajrami realizoi golin e katërt për Shqipërinë.
Në fund të ndeshjes, në minutën e 90′, miqtë shënuan golin e dytë.
Kjo ndeshje është pjesë e përgatitjeve të kuqezinjve për kualifikueset e Botërorit 2026.
Me këto dy fitore në tetor, kuqezinjtë pritet të ngjiten edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Pas fitores ndaj Serbisë, trajneri Sylvinho vendosi të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e Shqipërisë, duke i dhënë shansin disa lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e fundit.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku
Trajner: Sylvinho
Jordania: Abulaila, Saden, Nasib, Al-Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al-Kuraishi, Al-Rashdan, Al-Tamari, Alnaimat, Oluan
Trajner: Xhamal Sellami

Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë pas ndeshjes duke postuar video nga ndeshja në rrjetet sociale ndërsa shkruan:
“Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit