Shqipëria i jep 250 mijë euro ndihmë Kroacisë pas tërmetit tragjik

30 Dhjetor 2020 | 11:21

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në një postim në twitter se Shqipëria i ka dhënë 250 mijë euro ndihmë Kroacisë për tërmetin që shkaktoi edhe viktima.

“Sapo nënshkrova dekretin e qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë vëllazërore, për të ndihmuar rilindjen e Petrinja-s pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama. 

Tërmeti në Kroaci deri më tani ka shkaktuar 7 viktima dhe 26 persona kanë  ngelur të plagosur. 

Sipas autoriteteve kroate, e gjithë qendra e Petrinja-s është goditur rëndë dhe ndërtesat e shkatërruara janë gati të pabanueshme.

Lexoni gjithashtu:

7 viktima dhe rreth 26 të plagosur nga tërmeti në Kroaci

7 viktima nga tërmeti, Hoti i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet Kroacisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026