Shqipëria krijon forcën e rezervistëve, ja si do të funksionojë ajo

31 Tetor 2024 | 07:37

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj që rregullon organizimin dhe funksionimin e forcës së rezervistëve, duke hapur kështu rrugën për formimin e saj.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se synohet fillimi në janar të vitit 2025.

Sipas Vengut, ky projektligj ofron mundësi për ushtarakët që janë angazhuar në sektorin privat të kontribuojnë përsëri në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke marrë pjesë në misione specifike, përfshirë ato paqeruajtëse në kuadër të NATO-s.

Qeveria planifikon të ndajë 15.5 milionë euro për këtë forcë në vitin e ardhshëm.

Forca rezerviste do të përbëhet nga 25% e forcave aktive, ose rreth 2.100 persona, duke siguruar kapacitete të shpejta reagimi në raste emergjente.

Projektligji parashikon rekrutimin e ushtarakëve që janë në forcën rezervë dhe civilëve që plotësojnë kriteret për shërbim ushtarak, me një kontratë që do të ketë një kohëzgjatje minimale prej 2 vjetësh, e cila mund të rinovohet.

Kjo nismë vjen pas një pakete ndihme prej 13 milionë eurosh të miratuar nga Këshilli Evropian për të mbështetur ushtrinë shqiptare, dhe pas rritjes së trajtimit financiar për punonjësit e sektorit të mbrojtjes, me shtesa që arrijnë deri në 700 euro për 6.000 punonjës të Forcave të Armatosura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026