Shqipëria me 18,920 dollarë për frymë në 2024, lë pas Kosovën në rajon

3 Nëntor 2025 | 22:02

Prodhimi i Brendshëm Bruto per frymë është rritur ndjeshëm ne vitin 2024. Ai rezulton 18 900 dollarë për banor.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri, ka arritur 18,900 dollarë vitin e kaluar, duke shënuar një rritje të ndjeshme dhe një zgjerim ekonomik pas periudhës së pandemisë. Kjo vlerë rezulton më e lartë, kryesisht për shkak të përditësimeve të bëra me Censin e vitit 2023.

Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria mbetet ende në fund të renditjes rajonale, duke kaluar vetëm Kosovën, me 16,400 dollarë për frymë, me një diferencë të moderuar prej rreth 2,500 dollarësh. Më tej, Bosnja e Hercegovina qëndron në një nivel më të lartë, me 20,400 dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut e kalon ndjeshëm Shqipërinë me 24,500 dollarë për frymë.

Më lart në spektrin ekonomik rajonal renditen Serbia me 26,900 dollarë, dhe Mali i Zi, që ruan pozicionin më të lartë ndër vendet joanëtare të BE-së, me 27,900 dollarë për frymë.

Ndërkohë, vendet e rajonit që janë pjesë e Bashkimit Evropian paraqesin një shkallë dukshëm më të lartë zhvillimi: Greqia arrin në 37,700 dollarë, Rumania në 40,600 dollarë, dhe Kroacia në 42,630 dollarë. Në krye  qëndron Italia, me një GDP për frymë prej 53,100 dollarësh, gati tri herë më e lartë se ajo e Shqipërisë.

Këto shifra tregojnë qartë se Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme gjatë dekadave të fundit, por hendeku ekonomik me vendet e BE-së mbetet i thellë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026