Shqipëria me bankën e parë digjitale, miratohet VKM nga Këshilli Ministrave

3 Dhjetor 2025 | 21:29

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka hapur sot rrugën licencimit të JET Bank, institucionit financiar që synon të bëhet banka e parë plotësisht digjitale në vend.

Vendimi i miratuar sot jep miratimin paraprak për licencimin e bankës, një hap i rëndësishëm që i mundëson subjektit të nisë të gjitha përgatitjet për hyrjen në tregun bankar shqiptar.

Sipas njoftimit, JET Bank parashikohet të operojë mbi teknologji të avancuar dhe një model tërësisht të digjitalizuar, duke vënë në qendër thjeshtësinë, sigurinë dhe përvojën e klientit. Misioni i saj është të sjellë një qasje moderne në shërbimet financiare, duke u larguar nga formatet tradicionale dhe duke synuar të transformojë mënyrën se si qytetarët dhe bizneset marrin shërbime bankare.

Procesi i licencimit zhvillohet në dy faza, sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”: miratimi paraprak dhe më pas licenca përfundimtare. Pas miratimit të sotëm, JET Bank ka në dispozicion deri në 12 muaj për të përmbushur të gjitha kërkesat ligjore e rregullatore, nga derdhja e kapitalit, te ngritja e infrastrukturës teknike dhe organizative.

JET Bank është institucioni i dytë që merr miratim paraprak për të hyrë në tregun bankar shqiptar, pas bankës turke Ziraat, që ka kaluar këtë fazë më herët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026