Shqipëria merr gaz edhe nga SHBA, Balluku: Arritje e re në fushën e energjisë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ndodhet në Hjuston të SHBA ku ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane “Exxon Mobil & Excelerate Energy”, për futjen e gazit te lëngshëm natyror në Shqipëri.
Znj. Balluku tha se është privilegj që këto dy kompani amerikane më të mëdhatë në botë, njëra si operuese dhe tjetra si furnizuese kanë përzgjedhur Shqipërinë si nyje të shpërndarjes së gazit amerikan në Ballkan.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës thotë se marrëveshja nuk synon vetëm nisjen për ndërtimin e TEC-it të Vlorës dhe kthimin e tij në operacional në teknologjinë e gazit të lëngshëm por synon krijimin e një hapi për shpërndarjen e gazit të lëngshëm amerikan në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Projekti ka këto dy synime të rëndësishme për të rritur sigurinë e prodhimit të energjisë në Shqipëri përmes një burimi të qëndrueshëm por dhe për të kthyer Shqipërinë në një nga pikat e shpërndarjes së LNG-së amerikane”, deklaroi znj. Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës tha se kjo marrëveshje nuk përjashton vijimin e projekteve që kanë të bëjnë me TAP-in.
Znj. Balluku theksoi se Shqipëria ka 20 vjet që mundohet të vendosë në punë këtë termocentral ndërkohë që një kredi e marrë nga Banka Botërore vazhdon të paguhet pavarësisht rezultatit.
Ministrja deklaroi se me vendosjen në punë të termocentralit, Shqipëria krijon një burim tjetër për prodhimin e energjisë duke mos qene e varur vetëm nga energjia që prodhohet nga hidrocentralet.
Znj. Balluku deklaroi se shteti shqiptar nuk do të paguajë asnjë kosto për realizimin e këtij projekti por do të garantojë blerjen e energjisë që do të prodhohet nga termocentrali.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta