Shqipëria merr presidencën e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual të zhvilluar me Ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi.
Takimi kishte në fokus diskutime për luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe përpjekjen e vazhdueshme për të forcuar ndërlidhjen rajonale.
Në një reagim në Facebook, lidhur me takimin, Cakaj bëri me dije se Shqipëria zyrtarisht merr presidencën e kësaj organizate për 6-mujorin e parë të vitit 2021.
“Së fundmi, Shqipëria ka udhëhequr nismën ShBA-Karta e Adriatikut (A5), Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe tani do të udhëheqë edhe Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi.
Kjo tregon, jo vetëm fuqinë e shtuar të Shqipërisë në nisma rajonale, por edhe besueshmërinë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë për aftësitë e diplomacisë shqiptare”, u shpreh Cakaj.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta