Shqipëria mes 3 vendeve me cilësinë më të keqe të ujit të pijshëm në Europë

13 Maj 2026 | 15:45

Shqipëri renditet ndër vendet me cilësinë më të dobët të ujit të pijshëm në Europë, sipas të dhënave të Atlasit të Ujit dhe indeksit të performaces mjedisore. Shqipëria mori vetëm 54.1 pikë, duke u pozicionuar pas Moldavisë dhe Gjeorgjisë, që kanë rezultatet më të ulëta në kontinent.

Ndërkohë, vendet me ujin më të sigurt të pijshëm në Europë rezultojnë Finlanda, Islanda, Holanda, Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat morën vlerësimin maksimal për cilësinë e ujit .

Raporti thekson se ujërat nëntokësore mbeten një burim jetik në Bashkimin Europian, pasi furnizojnë 65% të ujit të pijshëm dhe 25% të vaditjes në bujqësi. Megjithatë, më shumë se 20% e ujërave nëntokësore në BE kanë status të dobët kimik, për shkak të pranisë së substancave të dëmshme si merkuri, kadmiumi dhe pesticidet.

Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në Luksemburg, ku 79% e ujërave nëntokësore nuk arritën standardet e kërkuara kimike. Probleme të ngjashme raportohen edhe në Republikën Çeke, Belgjikë dhe Gjermani.

Sipas Komisionit Europian niveli maksimal i nitrateve është tejkaluar në 14% të stacioneve matëse në Europë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026