English

‘Shqipëria pa zot shtëpie’, Molla: Jo flamur të huaj në institucionet shtetërore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Leon Molla, një qytetar shqiptar i shpallur ‘non grata” nga Turqia pasi ishte organizatori i një proeste ku u hoq flamuri turk në HEC-in e Mirditës në 2017-ën, thotë se në Francë, shtet në të cilin jeton aktualisht, nëse vendos një flamur të huaj, arrestohesh dhe merr dënim tëc aktuar.

- Advertisement -

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Molla tha se në Shqipëri ndodh e kundërta, ku secili mund të vendosë flamuj të shteteve të tjera, e ku sipas tij, tregon se vendi ynë nuk ka zot shtëpie.

Molla deklaroi se asnjë flamur i huaj nuk duhet të vendoset në institucionet shtetërore dhe ndërtesat private.

“Këtu në Francë, nëse vendos një flamur të huaj, jo atë francez, por të huaj, automatikisht arrestohesh dhe dënohesh. Ndërsa, në Shqipëri, kush ngrihet më parë vendos flamurin amerikan, flamurin turk. Tani ka mundësi, sepse janë tendencat për t’u hapur Ballkani i Hapur, do shohim flamuj serbë. Me pak fjalë, Shqipëria është pa zot shtëpie. Asnjë flamur i huaj nuk duhet të vendoset në institucionet shtetërore apo ndërtesat private”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Molla nënvizoi se i jep të drejtë qytetarit i cili bëri të njëjtin veprim si ai ditën e djeshme në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit dhe e hodhi në det.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×