“Shqipëria pak mundësi të rinjve”, studentët tentojnë arsimin cilësor jashtë

9 Dhjetor 2020 | 06:32

Të rinjtë në Shqipëri vazhdojnë të ndjehen të pafuqishëm dhe të pasigurt për të çarë në shoqëri. Aq më shumë, kur arsimimin cilësor, e shohin vetëm jashtë vendit.

Edhe në Vlorë, të rinjtë presin të kenë më shumë hapësira dhe mundësi për të gjetur veten.

“8 dhjetori është parë si një festë zyrtare në qytetin e Vlorës dhe kanë munguar aktivitetet me në fokus të rinj. Për mikrofonin e Euronews ata shprehen se do të donin më shumë vëmendje, me shumë politikë gjithëpërfshirëse që të nxisnin qëndrimin dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri”, u shpreh Ebrieta Macaj, gazetare e Euronews Albania.

Xhonatan Mehmeti, student mjekësie thotë se shkollimi i tij është prioritet, por arsimi në Shqipëri nuk është pikë e fortë. 

Për Mehmetin rikthimi në Shqipëri pas studimeve jashtë është një detyrim.

“E shoh rikthimin tim në Vlorë, pasi të mbyll studimet diku në Europë por rikthimi dhe kontributi që të rinjtë do të jepnin do të ishte një investim i rëndësishme edhe pse Shqipëria është goxha larg rrugës ku do të donim të ishte besoj se me shumë punë nuk do të ishte një gjë e pamundur dhe e paarritshme”, u shpreh ai.

Ilaria Çela, studente e drejtësisë thotë se rinia duhet të shfrytëzojë potencialin e saj duke vepruar, pa pritur gjithmonë nga të tjerët. Të ardhmen e sheh në Shqipëri ndërsa thekson se me mbështetjen e duhur të rinjtë do të ndërtonin të ardhmen e tyre në vend, dhe nuk do të shihnin vendet e huaja si të vetmen mundësi për t’u realizuar.

“Te ardhmen time e shoh  në Shqipëri dhe do të doja shumë të ndërtoja diçka në vendin tim. Duhet një mbështetje me e madhe pasi rinia duhet të ndjejë se se ka mundësi të ndërtojë dhe të realizojë ëndrrat në Shqipëri dhe mos të shohin vendet e huaja si të vetmen mundësi për të ardhmen”, u shpreh ai.

Por, në fund të ditës, të rinjtë janë sërish me sytë nga politika, se çfarë do të ofrojë ajo, ndryshe nga këto 30 vite me mundësi të munguara dhe vështirësi në integrim.

Lexoni gjithashtu:

Ish-studenti i Dhjetorit: Protesta ishte spontane për Shqipëri të lirë dhe demokratike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026