Shqipëria përkujton 76-vjetorin e çlirimit, Rama risjell vargjet e Qemal Stafës
Dita e sotme shënon 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili ka përkujtuar këtë 76-vjetor me vargjet e Qemal Stafës. Në një postim në Facebook Rama ka shkruar vargjet e Stafës: “E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.
Ndërkohë theksojmë se 76-vjetori i çlirimit e gjeti vendin në një gjendje tjetër të jashtëzakonshme, jo ajo tradicionale siç shkruhet në librat e historisë, por me një armik të padukshëm që po gjunjëzon gjithë botën, COVID-19.
Edhe sot organizimet shtetërore do të jenë të kufizuara për shkak të masave anti-COVID, njësoj si një ditë më parë në festën e 108-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Por, pavarësisht kufizimeve në organizimet festive, nderimet për heronjtë e kombit nuk do të mungojnë.
Lexoni gjithashtu:
76 vjetori i çlirimit, festohet nën masa kufizuese festa e dytë të nëntorit
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta