Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me Bjellorusinë
Këshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë.
Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Sipas vendimit të bërë publik, Shqipëria ka vendosur të ndërpresë përkohësisht marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2020 për lëvizjen e lirë të qytetarëve pa nevojën e vizave midis dy vendeve.
Kjo marrëveshje, e cila u miratua fillimisht me vendimin nr.152, datë 19 shkurt 2020, nuk do të zbatohet më për shtetasit bjellorusë.
“Pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë“, thuhet në dokumentin zyrtar të qeverisë.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shtetasit e Bjellorusisë do të duhet të pajisen me vizë për të hyrë në territorin shqiptar.
Po ashtu, është shfuqizuar edhe vendimi i mëparshëm nr.295, datë 15 maj 2024, i cili kishte vendosur pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes. Ky vendim i ri e shfuqizon atë dhe vendos një pezullim të plotë.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare, duke formalizuar kështu rregullin e ri për hyrjen e shtetasve bjellorusë në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar