Shqipëria pezullon pjesërisht marrëveshjen për heqjen e vizave me Bjellorusinë

15 Maj 2024 | 16:48

Shqipëria ka pezulluar pjesërisht marrëveshjen për heqjen e vizave me republikën e Bjellorusisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në VKM qartësohet se pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes  shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi: Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.

  1. Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes  shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë...
09:25 | 24/07/2026

Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në pronësi shtetit...
09:22 | 24/07/2026

Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një person është vënë në pranga nga policia gjatë një operacioni në kuadër të parandalimit të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe goditjen e armëmbajtjes pa...
09:15 | 24/07/2026