Shqipëria po tkurret, projeksionet e OKB: Do bëhemi popullsia më e plakur në botë
Shqipëria po plaket dhe tkurret me shpejtësi. Nga një ndër popullsitë më të reja në Europë ajo parashikohet që brenda disa dekadave të bëhet popullsia më e vjetër në botë.
Projeksionet e bëra nga “Visual Capitalist”,i cili ka analizuar të dhënat e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë alarmante. Sipas parashikimeve 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë mbi 65 vjeç në vitin 2100. Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për Euronews Albania e konsideron alarmant këtë parashikim që duhet marr me rezerva.
“Janë disa tregues shqetësues demografik që ne duhet t’i vlerësojmë. E para flasim për një plakje të popullsisë. Ne akoma nuk jemi shoqëri e plakur dhe studimi i OKB e evidenton këtë gjë. Shqetësuese janë dy gjëra,e e para ne kemi ritmin më të lartë të plakjes në Europë dhe raporti mes lindjeve dhe vdekjeve është ngushtuar shumë”- tha Tushe.
Por cilat janë arsyet që po na çojnë drejt plakjes?
‘Shkaqet që popullsia po plaket dhe që numri i lindjeve ka rënë në mënyrë kritike në Shqipëri, është i lidhur së pari me situatën ekonomike, atë politike dhe padiskutim me emigracionin”- shtoi ai.
Sociologu thotë se është koha të merren Masa për ta frenuar këtë fenomen.
“Duhet të mbështetet familja, të rregullohen problemet që kanë të bëjnë me strehimin, siguri për gratë që lindin, donacione për fëmijët. Nëse këto masa zbatohen atëherë kemi të bëjmë me një strategji që çon në zbutjen e plakjes së popullsisë”- shtoi Tushe.
Nga ana tjetër nëse këto parashikime do të jetëzohen vendi ynë do të gjendet përpara shumë vështirësive.
“Do të jemi një popullatë e moshuar dhe me siguri do ta kemi të vështirë të përballojmë pleqërinë, e kjo për shkak se ka pasur më pak kontribuues në skemat mbështetëse”- theksoi Entela Binjaku, psikologe.
Shqipëria nuk është vendi i vetëm që po plaket, sipas të njëjtit parashikim deri në vitin 2100 të gjitha vendet pritet të përjetojnë rritje në segmentet e popullsisë më të vjetër. Në vetëm tre dekada, vlerësohet se një në katër banorë europianë, amerikano-veriorë dhe aziatikë, do të jenë mbi 65 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmohet makina e policisë së Kosovës në Zveçan
- Përpunimi i kallamit nga artizanët, sipërmarrja për krijimin e çadrave të plazhit
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve