Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE, One Albania prezanton investimet dhe planet e reja

19 Qershor 2026 | 17:02

Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë Bashkimit Europian. Urat që e lidhin me të po forcohen çdo ditë e më tepër përmes komunikimit, teknologjisë dhe infrastrukturës digjitale. Pak javë pasi Këshilli Europian i dha dritën jeshile nisjes së negociatave për heqjen e tarifave roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, One Albania prezantoi vizionin e grupit hungarez 4iG për të mbështetur këtë proces përmes investimeve në teknologji, infrastrukturë dhe shërbime që afrojnë qytetarët shqiptarë me eksperiencën europiane të komunikimit.

“One Albania është përpjekur të jetë në pararojë të këtij procesi. Kjo është arsyeja pse iu bashkuam marrëveshjes për heqjen e roaming në Ballkanin Perëndimor. Jemi operatori i vetëm në Shqipëri që iu bashkua nismës për reduktimin e tarifave roaming data me 37 operatorë të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.Muajin e fundit hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm, duke prezantuar plane të reja gjithëpërfshirëse që përfshijnë roaming pa tarifa apo paketa shtesë, falë marrëveshjeve të lidhura me 87 operatore në të gjithë kontinentin”, thotë Barna Kutvolgyi, CEO i One Albania.

Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Irena Malolli u ndal te rëndësia e investimeve që mbështesin progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Ministria e Infrastrukturës dhe enregjisë ka vendosur një urë bashkëpunimi dhe komunikimi të ngushtë me kompanitë e telekomunikacionit qysh herët në mënyrë që të kemi rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjes operacionale të kompanive”, thotë Irena Malolli, Drejtoreshë e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave, MIE.

Më herët këtë muaj, One Albania prezantoi planet e reja One EU, të cilat sjellin roaming të përfshirë në planin mujor. Klientët mund të përdorin internetin dhe të komunikojnë në vendet europiane ashtu si në Shqipëri, me deri në 50 GB internet në roaming.

Investimet në infrastrukturën digjitale, zhvillimi i shërbimeve dhe afrimi i tregjeve të komunikimeve po e bëjnë Europën më të aksesueshme për qytetarët. Njëkohësisht, ato po e afrojnë Shqipërinë çdo ditë e më shumë me familjen europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5% të totalit të depozitave në...
16:40 | 10/07/2026

Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave

Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2025 me një zgjerim të ndjeshëm të kreditimit për blerjen e pronave. Kredia për pasuri të paluajtshme arriti në...
16:35 | 10/07/2026

300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët

Qeveria ka hapur 300 kuota të reja për kredi të buta, duke u dhënë mundësi punonjësve të administratës publike të blejnë banesën e tyre me...
18:19 | 09/07/2026