“Shqipëria që lexon”- Edi Rama shpërndan pamjet nga Panairi i Librit
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” disa pamje nga atmosfera në ambientet e jashtme të Panairit të Librit që po mbahet në Tiranë.
Teksa në video shihen shumë të rinj të cilët ndodhen në ambientet e panairit, Rama shkruan se është një kënaqësi e veçantë të shohësh kaq shumë të rinj që marrin pjesë në këtë organizim vlerash.
“Atmosferë e bukur në hyrje të Panairit të Librit.
Kënaqësi të shohësh kaq shumë interes në këtë organizim vlerash dhe promovimi të leximit. #Shqipëriaqëlexon”- shkruan kryeministri në facebook.
Paniri i Librit hapi siparin të mërkurën 15 nëntor dhe do të zgjasë deri ditën e hënë 19 nëntor.
Si çdo vit të pranishme me botimet e tyre të reja e të vjetra do të jenë shtëpitë botuese, të cilat të vendosura në stenda në dy katet e Pallateve të Kongreseve, ofrojnë për lexuesit libra me çmime të reduktuara.
Gjithashtu të pranishëm në këtë panair do të jenë disa autorë e përkthyes të huaj si: përkthyesja Ilide Carmignani, shkrimtarja Viola Ardone, shkrimtari Alessio Puleo, futbollisti tashmë edhe shkrimtar Lilian Thurman, etj.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren