Shqipëria regjistroi inflacionin më të lartë ndër vite në muajin prill
Në muajin prill, Shqipëria regjistroi inflacionin më të lartë ndër vite për shkak të krizës nga lufta në Ukrainë. Por, rritja e çmimeve rezulton më ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku krizën më të madhe po e kalojnë vendet fqinje me Ukrainën.
Faturat për transport dhe ushqime u shtrenjtuan në prill, duke e çuar inflacionin në Shqipëri në 6.1%. Efekti zinxhir preku dhe grupmallrat e tjerë në rritjen e shpejtë të çmimeve, pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.
Por në krahasim me të gjithë vendet e BE, inflacioni ishte më i ulët, muajin e kaluar.
Në përpunimin e INSTAT, kriza më e madhe në cmimet e tregut ka prekur, Estoninë, Lituaninë, Çekinë, Letoninë e Poloninë, vende këto që janë më pranë kufirit të Ukrainës dhe preken direkt nga shkëmbimet tregtare.
Në krahun tjetër, vetëm Zvicra ka përjetuar inflacion nën 3% dhe nën mesataren e BE-së janë edhe 13 shtete të tjera, përfshi Gjermaninë, Italinë, Norvegjinë e Francën.
Qeveria shqiptare dhe Banka Qendrore parashikojnë që çmimet e larta do na shoqërojnë për kohë të gjatë, por sot tregjet po funksionojnë normalisht dhe nuk ka mungesë të mallrave apo lëndëve të para.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania