Shqipëria renditet vendi i shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës
Shqipëria renditet në vendin e shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.
Shqipëria renditet e shtata në botë sa i përket çmimit të naftës. Në klasifikimin që bën organizata Global Petrol Prices, qytetarët në vendin tonë e paguajnë këtë produkt me lirë se në Zvicër, Monako, Islandë e Hong Kong, dhe më shtrenjtë se rajoni, Bashkimi Europian dhe gjithë pjesa tjetër e globit.
Tregu global sot është i stabilizuar dhe çmimi mesatar i naftës në mbarë botën ka arritur në 108 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri, pikat e karburanteve e tregtojnë 177 lekë.
Ndryshimet në çmime ndërmjet shteteve, reflektohen për shkak të raporteve me prodhimin, tregtinë dhe taksat, pasi të gjitha vendet kanë akses në tregjet ndërkombëtare, por më pas të gjitha vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.
Kujtojmë se në bursën europiane, një fuçi naftë po tregtohet në këtë periudhë për 70 dollarë, duke regjistruar vlerat më të ulëta që nga viti 2022, kur tregu i lëndëvë djegëse u trondit pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn