Shqipëria shënon rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18% në fund të vitit 2024, në krahasim me vitin 2011. Në periudhat në fjalë, kur janë zhvilluar CENSET e popullsisë, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë.
Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, kjo rënie në përqindje është më e larta në Europë, dhe pas Shqipërisë vjen Bullgaria, e cila ka humbur 12.3% të popullsisë së saj përgjatë dekadës së fundit. Në rajon, pothuajse të gjithë shtetet përjetojnë valë emigrimesh dhe vendi që ka arritur të mbajë pothuajse të pandryshuar popullsinë është Mali i Zi, që regjistron rritje me 0.6% nga 2011-a.
Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë.
Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsi, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve. Ndërkohë, eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë