Shqipëria shqyrton vaksinimin e adoleshentëve kundër COVID-19

21 Tetor 2021 | 12:30

Shqipëria po shqyrton të fillojë vaksinimin e adoleshentëve të moshës prej 16 vjeç e sipër dhe të fëmijëve mbi 12 vjeç që kanë probleme shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Komiteti Teknik i Vaksinimit, në mbledhjen e fundit ka diskutuar edhe për përfshirjen e dozës së tretë në protokollin e vaksinimit.

“Eshtë mbeldhur Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit të cilët kanë rekomanduar realizimin apo vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose doza ‘booster’ siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, deklaroi Manastirliu.

Këto vendime priten të merren nesër.

E pyetur nga gazetarët  për vaksinimin e studentëve, Manastirliu tha se universitetet kanë përgjegjësi për organizimin dhe kontrollin nëse studentët janë vaksinuar.

“Por besoj bashkërisht, kemi përgjegjesi që të sensibilizojmë sa më shumë studentë. Jam e sigurt që numri i studentëve të vaksinuar do të rritet”, tha Manastirliu.

Një hulumtim i New England Journal of Medicine i kryer në Izrael identifikoi se vaksina  e Pfizer është shumë efektive në parandalimin e infeksionit tek adoleshentët, pasi u analizuan të dhënat nga 94.354 persona të moshën 12 deri në 18 vjeç që kishin marrë vaksinën të cilat u krahasuan me një numër identik të adoleshentëve të pavaksinuar nga e njëjta grupmoshë.

Qeveria e Shqipërise pret të marrë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, doza që pritet të mbërrijnë në dhjetor të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026