Shqipëria siguron 50 mijë doza vaksinash “Sputnik V”

5 Prill 2021 | 19:17

Shqipëria ka siguruar edhe 50 mijë doza vaksinash ruse “Sputnik V”.  Lajmi bëhet me dije nga kryeministri i vendit Edi Rama, i cili thotë se kjo sasi do të vijë në vendin tonë brenda dhjetë ditësh.

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve” shkruan Rama.

Shefi i mazhorancës, thotë se Shqipëria  me këtë ritëm vaksinimi do ta fitojë luftën me pandeminë.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, shkruan Rama.

Në total janë të paktën mbi 2 milionë vaksina të rezervuara, prej së cilave, me dy injeksione, mundet të vaksinohen një milion persona, ose thënë ndryshe rreth 35% e popullsisë rezidente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026