Shqipëria U-21 përballet me Gjermaninë, Bushi vlerëson “panzerat”
Nënkampionët e Evropës, Gjermania janë kundërshtari i radhës për Shqipërinë e 21-vjecarëve, një ndeshje e cila pritet me shumë interes, ndërsa kuqezinjtë duhet të japin maksimumin.
Përgatitjet e zhvilluara në Tiranë kanë vijuar normalisht, ndërsa të gjithë lojtarët janë të gatshëm.
“Kënaqur nga ekipi sepse i gjithë grupi ka qenë shumë mirë fizikisht. Nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Na kanë shërbyer shumë këto ditë për të punuar se si do t’i përballojmë nesër gjermanët”, tha Alban Bushi, trajner i Shqipërisë U-21
Bushi ka vlerësuar ekipin kundërshtar, i cili vjen në Elbasan si nënkampion Evrope.
“E dimë që janë nënkampionët e Europës dhe kanë shumë potencial dhe kualitet në gjirin e tyre. Kanë lojtarë që bëjnë diferencën, lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Jemi munduar që të kemi strategjinë tonë, lojën tone”, u shpreh Bushi.
Tekniku i shpresave kërkon mbështetjen e tifozëve në Elbasan të premten, ku Shqipëria përballet me panzerat, ndërsa 3 ditë më pas është radha e Zvicrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë