Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB
Shqipëria është zgjedhur këtë të premte për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2022-2023. Në votim morën pjesë 190 shtete, ndërsa 175 prej tyre u shprehën pro Shqipërisë.
Shqipëria u pranua si vend anëtar i OKB-së në 14 dhjetor 1955, ndërsa Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë shtete anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.
Vendi ynë do të marrë mandatin më 1 janar të vitit 2022. Këshilli i Sigurimit është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili ka si mision dhe detyrë parësore mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.
Bazuar në këto parime, Këshilli i Sigurimit gëzon të drejtën të dërgojë trupa paqeruajtëse në rajone konfliktuale, madje mund të aplikojë edhe sanksione të forta tregtare.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka pak ditë më parë në intervistë për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania paralajmëroi se Shqipëria e kishte të garantuar pozicionin pasi është e vetmja kandidate në grupin e vendeve të Evropës Lindore.
“Shqipëria bën pjesë në grupin e Evropës Lindore dhe në këtë pikë është mes konsensusit të gjithë anëtarëve që Shqipëria do të jetë kandidat i vetëm dhe konsensual. Që do të thotë se zgjedhja është e sigurt. Pikërisht jo se i ka ardhur radha por sepse ka pasur një dakordësi dhe një lobim të gjatë që Shqipërisë i takon që të mbështet nga të gjitha vendet e grupit të vet”, deklaroi znj. Xhaçka.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta