Sondazhi i MRB, besueshmëria e lartë tek qeveria nxit debat mes analistëve
Komuniteti Ndërkombëtar me 47,9 për qind renditet institucioni i parë tek i cili shqiptarët besojnë më shumë, ndërsa presidenca renditet e fundit sa i përket besueshmërisë sipas të dhënave të sondazhit të prezantuar mbrëmjen e sotme në televizionin Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB.
Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë; Ylli Manjani – ish-ministër i Drejtësisë, jurist; Iris Luarasi – pedagoge në Universitetin e Tiranës; Baton Haxhiu – Albanian Post; Ermal Hasimja, politolog; Neritan Sejamini, drejtues i emisionit “Me pak fjalë” në Euronews Albania dhe në lidhje live Dimitris Mavros, drejtor i kompanisë MRB diskutuan në studion e Barometrik Politik gjetjet e sondazhit të dytë në Euronews Albania.
Analisti Baton Haxhiu e lidhi besimin e shqiptarëve me komunitetin ndërkombëtar me faktin që ndërkombëtarët dalin gjithmonë në vendet në tranzicion pasi angazhohen direkt për të përfaqësuar qytetarët që s’mund të arrijnë deri tek zëri i opozitës dhe pozitës.
Jonila Godole e cilësoi rezultatin më së shumti perceptim. Ajo ishte e idesë se ky perceptim është i ndryshueshëm në varësi të rrethanave. Godole e konsideroi si rezultat të kënaqshëm faktin se mediat televizive janë renditur lart për besueshmërinë (44.3% nivel besueshmërie).
Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë konsideroi si rezultate kontradiktore besueshmërinë te Kuvendi, ku siç tha ajo tashmë nuk përfaqëson gjithë shqiptarët me largimin e opozitës. Njësoj ajo vuri në diskutim edhe rezultatin për ndërkombëtarët (47.9% nivel besueshmërie). Sipas saj ky është një perceptim i hiperbolizuar ndër vite.
Për znj. Iiris Luarasi nuk ka asnjë surprizë në besimin e madh që kanë shqiptarët tek ndërkombëtarët, nisur nga fakti se sipas saj se shumica e elementëve që kanë ndodhur në politikën shqiptare kanë pasur gjithmonë dorën e ambasadorëve të huaj.
“Kanë qenë një mjet presioni i jashtëzakonshëm në momente decizive të politikë në Shqipëri. Ka plot shembuj ku ndërkombëtarët kanë luajtur rol deciziv, bën sens pjesa që ka një besim tek ata se sa tek institucionet shtetërore. Sistemi shëndetësor vjen në vend të dytë për shkak të situatës së pandemisë kur mjekët ende na duket heronj”, tha znj. Luarasi.
Me përjashtim të pozicionimit të lartë të besueshmërisë për qeverinë (42% nivel besueshmërie), Neritan Sejamini e konsideroi rezultatin si të ngjashëm me të gjitha vendet e botës. Ai tha se në tërësi, pavarësisht për korrupsionin apo nivelin e arsimit dhe shëndetësisë, qytetarët i besojnë mësuesit dhe mjekut sepse kanë respekt për këto profesione.
Ish-ministri Ylli Manjani e sheh si dramë të madhe faktin që asnjë shqiptarë nuk beson asnjë shqiptar tjetër por besojnë plotësisht gjithçka që thonë të huajt.
“Kjo është drama më e madhe që mund të përtojë një shoqëri që nuk beson te njerëzit e vet, tek fqinjët qoftë edhe te qeveria, por tek institucionet ndërkombëtare”, tha Manjani.
Analisti Ermal Hasimja e përqendroi temën e diskutimit te niveli i besueshmërisë së qeverisë. Duke marrë si shembull sondazhet dhe perceptimet e qytetarëve francezë ai tha se pas mandatit të parë, besueshmëria drejt qeverisë është gjithmonë në ulje. Mirëpo në rezultatet aktuale qeveria shqiptare perceptohet me nivel besueshmërie të lartë (42%). Hasimja e konsideroi shqetësues dhe “të çuditshëm” këtë nivel.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut