“Shqiptarët do të protestojnë në Londër”- Omi: Në kampe emigrantët keqtrajtohen
Ditën e nesërme në Londër do të mbahet një protestë, për të drejtat e shqiptarëve.
Një prej organizatorëve, emigranti Enkeleid Omi është shprehur për Euronews Albania se protesta vjen pas vetëvrasjes së një shqiptari në një anije azilkërkuesish.
Ai tha se sipas informacioneve jozyrtare që kishte, flitet se në kampet e emigrantëve në Angli, shqiptarët trajtohen në mënyrë ç’njerëzore.
“Protesta e parë është nesër në orën 05:30 te zyrat e Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me një organizatë angleze. Kemi marrë ftesë nga ata që të kemi një bashkëpunim për protestën e nesërme.
Shpresojmë që të ketë sa më shumë shqiptarë që të dëgjohet zëri jonë. Unë nuk kam asnjë detaj për ngjarjen, por nga disa persona që janë tek anija apo në disa kampe të tjera, flitet për një keqtrajtim në mënyrë çnjerëzore. Nuk kanë telefona, lejohen vetëm telefona pa video, jo smartfona.
Flitet që atyre u jepet vetëm një risk burg në drekë dhe çaj në darkë, diçka të vogël në mëngjes. Ku mund të quhet një aushvic i ri në Europë. Kemi folur me disa persona që janë atje, me mesazhe, jo me telefonata. 3 persona janë te anije dhe disa të tjerë janë në kampe të tjera”, tha Omi.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve