Shqiptarët pushuan në Tiranë e Durrës, bie numri i turistëve vendas në jug
Turistët vendas dhe të huaj zgjodhën më shumë Tiranën dhe Durrësin për të pushuar gjatë muajit korrik. Jugu i vendit mbeti thuajse në shifrat e vitit të kaluar, ndërsa veriu pësoi një rritje të lehtë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë një rritje me 2.4 herë të vizitorëve në rajonin qendror, ku përfshihet Tirana.
Sipas këtyre të dhënave, kryeqyteti dhe Durrësi është preferuar si nga turistët vendas, ashtu edhe nga të huajt. Vizitorët vendas janë dyfishuar, duke arritur në mbi 30 mijë, ndërsa turistët e huaj janë shtuar me 25 për qind në krahasim me një vit më parë, duke shkuar në 53 mijë.
Në Durrës, numri total i pushuesve është 50 për qind më i lartë se ai i një viti më parë. Pjesa dërrmuese e tyre janë vizitorë vendas. Rritje me 50 për qind të vizitorëve raportoi edhe veriu.
Jugu pati më pak turistë vendas dhe një shtim të të huajve. Në total, rritja ishte me rreth 2 mijë turistë më shumë se korriku i vitit të kaluar.
Të dhënat e INSTAT konfirmojnë pjesërisht anketën e Barometrit të Ballkanit, që në qershor tha se 60 për qind e shqiptarëve nuk kishin mundësi financiare për të përballuar 1 javë pushime.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lulëzon tregtia e bananes, milionat që fshihen pas rritjes së importeve
- Gazetari: Në dy vitet e fundit u sekuestuan 1.5 ton kokainë në Portin e Durrësit
- 4 shqiptarë aleatë me kartelin e Sinaloas, gazetari tregon sektorët ku investonin
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST