Shqiptarët shpëtuan amerikanët, Aliçkaj: Doja ta bëja film, më refuzuan skenarin
Disa ditë më parë Yuri Kim postoi në faqen zyrtare të ambasadës një falënderim special për të gjithë ata shqiptarë që ndihmuan 30 amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, mes tyre 13 vajza dhe gra infermiere.
Një histori të tillë, Ylljet Aliçkaj, shkrimtar dhe publicist ka dashur ta bëjë film, por nuk është pranuar skenari.
“U ngacmova nga kjo histori që është një nga simbolet e një vlere që shqiptarët e kanë treguar tashmë. Kjo më intrigoi për të filluar skenarin para një viti e gjysmë dhe duke shkruar skenarin më rezulton një historian britanik, i cili nuk e di kush i ka thënë që po bëja skenar filmi, dikush nga Shqipëria dhe përfundimisht e mbyllëm si bashkautor,” – u shpreh Aliçkaj.
Ai tregoi se historiani u mor shumë me pjesën historike dhe anglishten e mirë, ndërsa vetë Aliçkaj u mor me bazën. Sipas tij, skenari ka përfunduar, por është cilësuar si skenar i dobët dhe nuk është miratuar për t’u bërë film.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta