“Shqiptarët, vëllezërit e mi”, ish-marinsi amerikan gjen “shtëpinë” në Shkodër
Një histori e veçantë vjen nga Shkodër, ku një shtetas amerikan, ish-marins dhe tashmë në pension, thotë se ka gjetur shtëpinë e tij të dytë. Në një rrëfim për gazetarin Teodor Gjerga, ai tregon pse zgjodhi të vijë në Shqipëri dhe çfarë gjeti këtu që, sipas tij, nuk e kishte gjetur për dekada me radhë në SHBA.
Bradley Deizi, i cili ka marrë pjesë në disa luftëra gjatë shërbimit të tij si pjesë e United States Marine Corps, ka vendosur që vitet e pensionit t’i kalojë duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës. Në tre vitet e fundit ai ka jetuar në tetë shtete, por Shkodra, sipas tij, është vendi që i ka lënë mbresat më të forta.
“Kam jetuar në 8 shtete të ndryshme në 3 vitet e fundit, por mendoj që Shkodra është vendi më i mirë për të jetuar. Ndihem sikur kjo është shtëpia ime, këta njerëz janë shokët e mi. Çdo gjë është afër, mund të dal nga apartamenti im dhe të gjej gjithçka. E adhuroj këtë gjë”, thotë Bradley Deizi.
Gjatë qëndrimit në Shkodër, Bradley thotë se ka hasur edhe vështirësi, por një histori e veçantë me një tregtar të lagjes e bëri të ndihet si në shtëpi.
“Janë miqtë më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Kam një histori të pabesueshme për ta treguar këtu. Është një person që të gjithë e thërrasin ‘Papa’, ka një market të vogël. Ai është shumë i dashur dhe i sjellshëm me mua. Përkujdeset shumë. Kur mbes pa para, shkoj aty dhe ai më jep çfarë më nevojitet, më thotë ‘s’ka problem, mi sjell një ditë tjetër’. Ai tashmë është si vëlla për mua. Nuk ndodh kurrë diçka e tillë në Amerikë”, thotë ai.
Për shqiptarët që jetojnë me ëndrrën amerikane, Bradley thotë se realiteti në SHBA është më i ashpër nga sa duket.
“Ëndrra është e vërtetë, por përballja me të ta nxjerr gjumin. Të jetosh në Amerikë kushton shumë para, është shumë e madhe, shumë e zhurmshme. Nuk ka të krahasuar me çfarë ka këtu: çdo gjë afër, njerëz të bukur. Jam shumë i irrituar për momentin me Trump, ashtu si pjesa më e madhe e amerikanëve”, thotë ish-marinsi amerikan.
Rikthimi në Shkodër për të është i sigurt. Ai thotë se do ta rekomandojë Shqipërinë kudo që të mundet, jo vetëm për bukuritë natyrore, por mbi të gjitha për njerëzit dhe mikpritjen që, sipas tij, e bëjnë vendin unik.
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar